Nga 1 janari mund të mbeten pa punë shumë punonjës shëndetësorë


Rreth 140 punonjës shëndetësorë me kontratë në vepër rrezikohet të mbesin pa punë pas datës 31 dhjetor pasi atëherë ju skadon kontrata. Që prej dy vitesh kur edhe janë angazhuar si punonjës të patronazhit, ata thonë se kanë punuar gjithkund ku ka pasur nevojë. Madje kanë qenë në kontakt direkt me të infektuarit nga virusi korona. Sot ata u mblodhën para ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre.

“Ne tanimë dy vite punojmë me kontratë në vepër, është pandemi, ishim në front me virusin. Disa prej neve në ndihmën e shpejtë, në shtëpi të shëndetit me kovid pacientë, disa prej nesh ishin dhe pozitiv. Ne vetëm erdhëm të kërkojmë, ta lusim ministrin të na e zgjidh statusin tonë”, tha Jelena Tomic Ilijevska, Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

“Që kur u shpall pandemia ne u shpërndamë nëpër karantinat shtetërore në Mavrovë pastaj shumë shkurt ishim në shërbimet e patronazhit rreth 6 muaj. Kemi qenë nëpër vizita shtëpiake, në ndihmën e shpejtë, nëpër pika vaksinimi, shkojmë në vizitë tek personat e palëvizshëm dhe i vaksinojmë, po ashtu shkojmë nëpër vende rurale vaksinojmë”, u shpreh Sllagjana Stojanovska Kuposka, Shtëpia e Shëndetit Gostivar.

“Jemi 16 motra në Tetovë që kërkojmë zgjidhje të statusit. Në qershor I kemi vazhduar kontratat dhe na është premtuar se deri në muajin e 12 do kemi kontrata, pastaj ne nuk dimë asgjë. Prej me 2 maj kemi qenë të angazhuara edhe në Qendrën Kovid, ku kemi vaksinuar kundër Kovid19. Gjithë motrat kemi qenë të angazhuara si ato me vendim ashtu dhe ne”, deklaroi Harisa Lutfiu, Shtëpia e Shëndetit Tetovë.

Filipce për ALSAT tha se deri në fund të kësaj jave do të realizojë takim me këtë grup mantel bardhësh dhe premtoi zgjidhje për statusin e tyre./Alsat.mk

Baby Boo