Nga 1 janari i vitit 2019 trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët

Nga 1 janari i vitit 2019 do të ketë trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kështu njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve.

Baby Boo

“Njëkohësisht fokus i është vënë edhe shëndetësisë dhe prej 1 janarit të vitit 2019 do të vendosim trajtim mjekësor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit. Deri tani kemi pasur kapacitet këtë ta bëjmë për fëmijët e familjeve me ndihmë sociale”, tha Zaev.

Jam i bindur, shtoi Zaev, ashtu siç kemi vendosur të ketë mjekim pa pagesë, do të ketë edhe rritje të rrogave, të ardhurat neto të përgjithshme të mjekëve specialistë në Maqedoni do të jenë 100 mijë denarë.

“Besoj se do të ketë kapacitet të mjaftuar të buxhetit dhe në fillim të shkurtit, kur mjekët do ta marrin rrogën e janarit, të kenë të ardhura të përgjithshme prej 100 mijë denarëve. Nëse arrijmë sukses deri në vitin 2020 t’i përmirësojmë performancat e buxhetit, do të vazhdojmë që edhe mjekëve specialistë pa kujdestari t’u sigurojmë 100.000 denarë rrogë neto”, tha Zaev.

Restorant Lumare