Neziri: Qëllimi kryesor i “Grupit të Zjarrit” është Ali Ahmeti


Mbrëmë u formua qeveria e re me një shumicë prej 65 deputetësh. Kjo qeveri mes LSDM, BDi ASH dhe PDSH-së do te jetë edhe qeveria e cila do të përshpejtoj rrugën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sa i përket zhvillimeve të fundit brenda kampit më të madh shqiptarë pra BDI-së ku “Grupi i Zjarrit” vazhdon gati dy vite me sulme të ndryshme ndaj BDi-së dhe Grubit, për Analistin Xhelal Neziri është se ky grup ka cak Ali Ahmetin e jo Artan Grubin.

“Që nga paraqitja e tyre si grup, apo si grup i organizuar brenda BDI-së, qëllimi kryesor është pikërisht kreu i partisë. Kush do ta trashëgojë Ali Ahmetin si lider i BDI-së, pasi ai të përfundojë karrierën e tij politike. Këtu është edhe motivi kryesor i gjithë garës. Zoti Grubi si të gjithë ministrat tjerë janë të propozuar nga organet e partisë, janë miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm, kanë marrë përkrahje edhe të Ali Ahmetit dhe gjithçka si proces si procedurë ka shkuar komfor të statutit të partisë” thotë Neziri për TS sa i përket sulmeve të Grupit të Zjarrit ndaj BDI-së dhe Artan Grubit.

Sipas Nezirit, këto zëra u aktivizuan në momentin ku në opinion dolën informacione se Ali Ahmeti mund të largohet nga kreu i partisë dhe duhet dikush tjetër të bartë drejtimin e BDI-së andaj edhe motivi kryesor i tyre është drejtimi i BDI-së në të ardhmen.

“Këto zëra u aktivizuan në momentin ku në opinion dolën informacione se Ali Ahmeti mund të largohet nga kreu i partisë dhe duhet dikush tjetër të bartë drejtimin e BDI-së . Pikërisht kreu i partisë, pozita e drejtimit të BDI-së si parti politike është motivi kryesor që ky grup është aktivizuar për të qenë një lloj opozite brenda subjektit politik” thotë Neziri.

Baby Boo