Neziri: Po, Kryeministër shqiptar është i mundur


Ideja për kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e dalur nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka trazuar gjithë politikën maqedonase dhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas kësaj ideje kanë reaguar ashpër partitë maqedonase duke kundërshtuar se në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë një shqiptar kryeminsitër edhe pse gjithnjë kërkojnë vota shqiptare.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka qenë lideri që ka kundërshtuar këtë ide për kryeminsitër shqiptar, pasi sipas tij, ai do të bëhet kryeminsitër edhe pse u bë duke humbur zgjedhjet.

Në lidhje me iden e Ali AHmetit se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar, analisti Xhelal Neziri flet për TetovaSot duke thënë se kryeminsitri shqiptar në Maqedoninë e Veriut është e mundur, pasi në 2004 kemi pasur një kandidat për kryeministër vlleh Hari Kostovin.

“Nuk kam qëndrim për idenë e BDI-së për “kryeministër shqiptar etnik i RMV” pëderisa nuk e tregojnë emrin konkret, planin dhe vizionin e tij për zhvillimin e vendit!

Vetëm se kandidati është shqiptar as nuk mund të thuhet paraprakisht se është ide e keqe, por as edhe e mirë. Paragjykimet përherë çojnë drejt përfundimeve të gabuara!

A është e mundur? Po. Në demokracitë parlamentare votuesi zgjedh deputetin, a matematikat paszgjedhore – kryeministrin dhe qeverinë. Në vitin 2004 kishim për kryeministër një vlleh (Hari Kostov), apo?” thotë për TetovaSot Neziri

Iden e Ali Ahemtit e kanë mbështetur shumë analist, opinionist, gazetarë dhe historian të vendit, Kosovës dhe Shqipërisë.

Baby Boo