Neziri nga ASH: Ne nuk meritojmë aspak datë për hapjen e negociatave


Kujtim Neziri nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, në Program 200, ka thënë se RMV realisht nuk meriton datë për hapjen e negociatave, e kjo sipas tij, për shkak të situatës reale në të cilën jetojmë sot, shkruan Alsat.

Ai po ashtu tha se, sipas konkluzioneve të BE-së, vendi ka ende ngecje.

“Ne realisht nuk meritojmë datë për hapjen e negociatave për shkak të situatës reale në të cilën jetojmë në sot, edhe si të rinj por edhe si qytetarë të këtij shteti. Dhe në bazë të disa konkluzioneve të BE-së, që dolën sot, është jo vetëm që nuk do të marim ftesë për hapjen e negociatave, por përkundër kësaj kemi ngecje edhe në fushat e tjera. Vecanërisht, ishte e theksuar liria e mediumeve dhe kontrolli i pushtetit legjislativ ndaj atij ekzekutiv”, tha ai.

Baby Boo