Nexhmije Pagarusha feston ditëlindjen e 85-të


Mbretëresha e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha, ka një ditë të veçantë.

Pagarusha, e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite.

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera, transmeton KP.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, saqë është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
“Baresha’ është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga shkrimtari Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Personalitete të shumta shqiptare i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar këngëtaren e madhe për ditëlindjen e saj.

Baby Boo