Nexhmedin Spahiu shokon: Milloshevic ka prejardhje shqiptare


Analisti politik, Nexhmedin Spahiu nuk po di të ndalet me deklaratat e tij lidhur me dyshimet që ka për ditëlindjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, ku sipas tij ajo ditëlindje është e falsifikuar.

Spahiu tani është ndalur të komentojë prejardhjen e diktatorit famëkeq dhe kryekriminelit serb, Sllobodan Millosevic, sipas tij ai ka prejardhje shqiptare.

Ai e sqaron këtë duke thënë se i takon fisit shqiptar Hoti, prej edhe nga ishte kriminel serb Milosevic.

“Fisi Vasojević del të jetë degë e sllavizuar e fisit shqiptar Hoti. Këtij fisi i takon ish lideri serb Slobodan Milošević”, ka shkruar Spahiu, transmeton gazetametro.net.

Spahiu është përfshirë në një debat shumë të ashpër edhe me nipin e Adem Jasharit, njëherit kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, ku i ka thënë se posedon dokumente të cilat e vërtetojnë se Adem Jashari nuk ka lindur me datën 28.11.1955. Ai ka treguar se ditëlindja e tij e vërtet është 10.10.1955.

Ndërkohë Jashari i ka treguar sot të gjitha faktet duke shpalosur librin Amzë ku shihet qartë ditëlindja origjinale e Adem Jasharit.

Sipas Spahiut, dokumentet të cilat janë duke u publikuar nuk janë relevante, ai thotë se të gjitha ato janë mashtrime të cilat janë bërë me fotoshop.

Baby Boo