Nexhmedin Spahiu e zbulon një sekret publik: Ditëlindja e komandantit Adem Jashari është falsifikuar


Prej pasluftës flitet nëpër ambiente private qysh komandanti Adem Jashari nuk ka lindur me 28 nëntor, siç pretendohet nga familja dhe shokët. Këtë nuk e ka thënë askush, nga frika e linçimit. Gazetari Nexhmedin Spahiu e thyen heshtjen, tregon qe Adem Jashari ka lindur në një datë tjetër.

Komandanti Legjendar Adem Jashari ka lindur më 10 tetor të vitit 1955 dhe jo në datën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Për herë të parë publikisht këtë e thotë gazetari Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, ditëlindja e vërtetë e Jasharit është falsifikuar.

Nëpërmjet Facebookut, Spahiu ka pyetur se kush qëndron prapa një veprimi të tillë.

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!”, pyet ai.

“Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjet kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”, shtoi ai.

Ditëlindja e Adem Jasharit festohet më 28 nëntor, datë kjo në të cilën u shpall pavarësia e Shqipërisë më 1912 dhe dalja e UÇK”së në skenë më 1997.

Baby Boo