New York Post: Kim Jong un dyshohet se ka vdekur. Ja kush është gruaja që pritet ti marrë pushtetin


Në disa prej mediave më të mëdha në botë po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong un mund të ketë vdekur. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu dhe që po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

Ndërkaq, më herët një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji.

Zëvendës drejtori i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.

Motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane të vjetra që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin. Po kush është motra e diktatorit, që shfaqet gjithnjë krah tij. Shihni disa prej fotove më pikante.

Baby Boo