‘New Rules’ e Dua Lipa-s, klipi më i shikuar në Britani

Dua Lipa është shfaqur e entuziazmuar, që videoklipi i këngës së saj “New Rules” është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të.

Baby Shop Charli

Kënga “New Rules” ka arritur këtë klasifikim në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të dhe ka 60 milion shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, është shprehur Dua Lipa.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors