Nevzat Bejta sot feston ditëlindjen e 60-të


Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 60 vjet.

Nevzat Bejta lindi më 19 tetor 1961 në fshatin Duf, Komuna e Gostivarit.
Karierën politike e filloi në vitin 2001 ku u zgjodh kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, pastaj vazhdoi si Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga rradhët e BDI-së për katër vite.
Në prill të vitit 2005 u zgjodh si kryetar i komunës së Gostivarit për plot tre mandate.

Kujtojmë se Nevzat Bejta do të garojë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale me kundërshtar Arben Taravarin.

Baby Boo