Nevojat e posaçme nuk e penguan të kyçet në politikë – Xhevat Fejzuli merr mandatin si këshilltar komunal i Gostivarit


Për Xhevat Fejzulin dita e sotme është me ve­çantë. Po shkon në komunën e Gostivarit ku do ta merr mandatin si këshilltar komunal. Është i verbër, por kjo nuk ja ka humbur dëshirën dhe vullnetin për të qenë pjesë e kuvendit komunal të qytetit të tij.

“Është një ndjejë shumë e madhe, jo se unë jam i privilegjuar, por se në komunën e Gostivarit për herë të parë është një persona me nevoja të veçanta është këshilltar, kjo do të thotë se komuna e Gostivarit është një nga komunat që për këta persona ka qasje edhe ka avancim për të drejtat e këtyre persona tenton kryetari që të jetë sa ma mirë.” Në komunë u prit nga kryetari Arben Taravari.

“Jam më i lumtur se kur e kam marrë mandatin tim se kryetar komune, edhe të parin edhe të dytin, jam i lumtur se sot në ekipin tim të komunës bashkëngjitet një njeri fisnik, një njeri i veçantë për komunën e Gostivarit, Xheval Fejzuli, i cili ka qenë udhëheqës i një shoqate joqeveritare “Realiteti” me të cilën unë kam bashkëpunuar këto katër vite e gjysmë edhe kjo shoqata është personave që kanë problem me shikimin dhe Xhevati do të jetë një prej këshilltarëve që do ta ngritë zërin për personat me nevoja të veçanta.”- deklaroi Arben Taravari, Kryetrar i Komunës Gostivarit.

Por cilat janë synimet dhe prioritetit e Këshilltarit më të ri komunal?

“Mendoj se qyteti i Gostivarit prioritet duhet t’i japë që trotuaret të jenë më të ulët për personat me karroca me shkopinj apo bastun që të kenë një lëvizje sa më të rehatshme.”- tha Xhevat Fejzuli, Këshilltar Komunal. Kryetar i këshillit komunal, Valbon Limani, thotë se Fejzuli do të t’i ketë të gjitha kushtet që pa pengesa ta kryejë detyrën e tij.

“Po do sigurojmë të ketë me printerin e “Bajlit” do ia dorëzojmë Xhevatit një ditë më parë atë problem e kemi zgjedhur për momentin, por edhe kushtet të tjetra do të zgjidhen me sallën e re të këshillit të komunës së Gostivarit.”- pohoi Valbon Limani, Kryetar i Këshillit Gostivar.

Këshilltari Fejzuli sot u prit edhe nga të gjithë kolegët e tjerë këshilltarë. Shpehet se personat me nevoja të posaçme kanë shumë kërkesa dhe sado që të punosh për ta, me rëndësi, sipas tij, është që të t’i mbash pranë dhe të dëshmosh se janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

Baby Boo