Netflix synon kufizimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe futjen e reklamave


Një rënie e papritur e numrit të abonentëve ka bërë që platforma Netflix të konsiderojë ndryshimet në shërbimin që ofron: Reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimi i një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.

Ndryshimet që pritet të ndodhin së shpejti janë krijuar për të ndihmuar kompaninë Netflix të rifitojë vrullin që ka humbur gjatë vitit të kaluar. Platforma Netflix fitoi shumë abonentë në kohën sa shtetet kishin vendosur masa bllokimi për shkak të pandemisë së COVID-19./REL

Baby Boo