Netflix ndërpren projektet e ardhshme në Rusi


Gjiganti i transmetimit Netflix ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia. Kompania tha se po vlerësonte ndikimin e pushtimit aktual të Ukrainës.
Xhirimet për prodhimin e serialit në gjuhën ruse Zato do të ndërpriten.

Kompania e kompjuterave Oracle tha gjithashtu se ka pezulluar operacionet në Rusi.
Të dy kompanitë janë firmat më të fundit të teknologjisë amerikane që kanë ndërmarrë veprime kundër Rusisë pasi sulmet në qytetet e Ukrainës janë përshkallëzuar.
Të martën, Apple njoftoi gjithashtu se po ndalonte shitjet në Rusi.

Baby Boo