Netflix anulon serinë turke – shkak roli i një homos*eksuali


Në vend të ndryshimit të skenarit, gjigandi i filmave “streaming”, Netflix e ka anuluar tërësisht një seri të re që do të prodhohej në Turqi. Shkak bëhet roli i një homoseksuali. Netflix e a*nuloi serinë „Nëse vetëm” “If Only” (Şimdiki Aklım Olsaydı) vetëm një natë para fillimit të prodhimit të serialit. Ofruesi i filmave streaming nuk ia doli, megjithë negociatat të marrë lejen për fillimin e xhirimeve nga RTÜK Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë. Veçanërisht prodhuesit e filmave të huaj në Turqi, si Netflix, duhet të paraqesin skenarët e filmave të planifikuar tek Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të marrë lejen e cila ka nën kompetencë punën e RTÜK. Edhe prodhuesit turq shpesh qëndrojnë nën mbikqyrjen e shtetit.

Autorja e skenarit, Ece Yorenc u shpreh për portalin turk të filmit, Altyazi Fasikul, se leja e xhirimit për serinë nuk u dha sepse filmi përmban një prot*agonist homosek*sual.” Ajo shtoi, se filmi nuk përmban asnjë lloj episodi ku nënkuptohet s*eks mes homoseksu*alëve apo përafërsisht. Më parë në mediat turke ka pasur informacione të pasakta që paraqesnin variantin e kundërt sipas Yorenc e cila shtoi se ky akt cens*ure është shumë shqe*tësues për Turqinë në kontekstin e asaj që na pret.”

Baby Boo