Netanyahu: S’ka armëpushim pa kthimin e pengjeve


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të ketë “përgjegjësi sigurie” për Gazën pas përfundimit të luftimeve, duke shtuar se nuk do të ketë armëpushim të plotë pa kthimin e pengjeve.

Siç ka raportuar BBC-ja të martën, Netanyahu është shprehur se Izraeli do të ketë përgjegjësi pasi, siç është shprehur ai, ajo që ka ndodhur më 7 tetori “ishte shpërthim i terrorit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”.

“Nuk do të ketë armëpushim, armëpushim të përgjithshëm në Gaza, pa lirimin e pengjeve. Rrethanat për të mundësuar hyrjen e mallrave, të mallrave humanitare ose largimin e pengjeve tanë, pengjeve individuale”, ka theksuar ai.

Kryeministri izraelit pati paralajmëruar se do ta shkatërrojë grupin terrorist të Hamasit në Gaza, derisa luftimet po vazhdojnë edhe të martën kur është bërë një muaj qëkur ka nisi sulmi.

Një ditë më parë (të hënën) u regjistruan 10.022 viktima në Gaza.

Baby Boo