Netanyahu: Asnjë forcë në botë nuk do të ndalojë operacionin izraelit në Rafah


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se asnjë forcë në botë nuk do t’i ndalojë trupat izraelite të hyjnë në Rafah në jug të Gazës.

“Ne do të përfundojmë eliminimin e batalioneve të Hamasit, përfshirë në Rafah. Nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë”.

“Shumë forca po përpiqen ta bëjnë këtë, por kjo nuk do të ndihmojë, sepse ky armik, pas asaj që ka bërë, nuk do ta bëjë më, do të pushojë së ekzistuari”, shtoi Netanyahu.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu tha se ishte caktuar një datë për operacionin Rafah, por nuk specifikoi se kur do të fillonte.

Baby Boo