Nesër takohen Zaev e Gashi


Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi nesër do të takohen në Klubin e deputetëve. Takimin për TV21 e ka konfirmuar vetë kryeministri Zaev, ndërsa siç mësohet formati i takimit do të jetë 1+1, pra vetëm Zaev dhe Gashi.

“Kemi shumicë parlamentare stabile, presim edhe zgjerim të shumicës. Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, e kundërta deri tek zgjedhjet e rregullta në qershor 2024, Qeveria do të fokusohet në zhvillimin e shpejtë ekonomik”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Takimin e konfirmojnë edhe nga partia e Gashit, por pa konkretizuar se me çfarë kërkesash do të ulen në tavolinë e bisedimeve me kryeministrin Zaev.

“Po, e vërtetë është se do të ketë takim, por takime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në te ardhmen. Ndërsa, për atë së çfarë do të flitet në takimin e nesërm, do të ju njoftojmë pas përfundimit të takimit”, deklaroi Orhan Murtezani nga Alternativa.

Baby Boo