Nesër promovohet libri i Arbër Ademit në Universitetin e Tetovës


Shefi i grupit parlamentarë të BDI-së, Dr.Arbër Ademi, përmes rrjetit social fejsbuk, ka njoftuar se nesër së bashku me profesorët universitarë, Asllan Bilalli dhe Hajredin Kuçi do ta bëjnë promovimin e librit “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PRIVATE – pjesa e posaçme” me fillim prej ora 14:00 në Universitetin e Tetovës.

Ja postimi i plotë:
“Të dashur miq, nesër (28.02.2022), së bashku me bashkëautorët, Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të promovojmë librin universitar “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PRIVATE – pjesa e posaçme” në Universitetin e Tetovës.

Ky libër universitar botohet me qëllim që të shërbejë si literaturë themelore për studimet në ciklin e parë dhe të dytë në fakultetet juridike me mësim në gjuhën shqipe. Libri u dedikohet edhe gjithë atyre që në forma dhe mënyra të ndryshme ndeshen me marrëdhëniet juridiko-private me element të huaj” – ka shkruar deputeti Arbër Ademi.