Nesër pritet të votohet Nora Aliti për kryetare të komisionit për letra me vlerë


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër fillon seancën e re me fillim në ora 11:00 ku sipas rendit të ditës janë të vendosura 38 pika, e nën pikën e 4 të rendit të ditës është dhe zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për letra me vlerë.

Me propozim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kryetare të këtij komisioni është caktuar Nora Aliti si e angazhuar në mënyrë profesionale ndërsa për anëtarë të komisionit propozohen Lile Delixhakova, Dushko Goshevski, Kiril Jovanovski dhe Zoran Kolev, ndërsa për përfaqësues të qeverisë në parlament propozohen Dragan Tevdovski ministër i financave dhe Shirete Elezi zv.ministre e financave.

Kështu, për herë të parë në një institucion të rëndësishëm financiarë do të ulet një femër shqiptare.

Ndryshe, Nora Aliti në përbërjen e fundit parlamentare ishte edhe deputete e BDI-së nga zona e VI zgjedhore si dhe një nga më të zëshmet në parlament sa i përket të drejtave të shqiptarëve. Ajo njihet si një financiere shumë e zonja duke punuar kështu edhe në kompaninë më të madhe financiare ‘Paypal’ për disa vite me rradhë. Me studimet e mbaruara në universitetet në Bullgari dhe Itali, duket se ajo është një nga kandidaturat më të përshtatshme në një institucion të pavarur financiarë në vend.

Baby Boo