Nesër pritet te shpallet referendumin për emrin


Dita e nesërme pritet t’i jep fund të gjitha dilemave rreth referendumit për marrëveshjen për çështjen e emrit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së. Referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator. Por pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit. Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim. Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski në intervistë për Evropën e Lirë tha se cilado pyetje që pos Marrëveshjes me Greqinë, do të përfshijë edhe integrimin në NATO dhe BE është kundër-kushtetuese.

Pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe e njëkuptimtë. Kjo që e paraqet kryeministri është e shumë-kuptimtë, respektivisht ka së paku 8- 9 kombinacione që mund t’i përgjigjeni. Për shembull: mund të jeni pro anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por të jeni kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe tani të mos i numëroj të gjitha kombinacionet. Kjo absolutisht është pyetje manipuluese, që është kundër ligjit. Kjo pyetje duhet të jetë shumë e thjeshtë dhe qytetarët të tregojnë se a janë pro apo kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parashikon ndryshim të emrit – deklaroi Aleksandar Nikolloski, VMRO DPMNE.

Por zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se deri nesër partitë do të përpiqen që të harmonizojnë qëndrimet lidhur me pyetjen. Edhe në LSDM thonë se në rrjedhë e sipër janë konsultimet për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me referendumin.

Nesër shumica parlamentare do të propozojë mbajtjen e referendumit më 30 shtator. Shpresojmë që shpalljen do ta mbështesë edhe opozita. Deri nesër po bëjmë tentim që të dalim me pyetje të harmonizuar me opozitën – tha Bujar Osmani, Zv.Kryeministër

Ditë më parë kryeministri Zaev tha se në rast se në referendum nuk arrihet cenzusi, për marrëveshjen me Greqinë do të vendos Kuvendi. Pasi të mbarojë faza e referendumit, vijon ajo e ndryshimeve kushtetuese, pas çka marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin grek. Pas përfundimit të të gjitha procedurave vendi do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Anesa Aliti Saliu

Baby Boo