Pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e komunave të Studeniçanit, Karposhti, Gjorçe Petrovit dhe Aerodromit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informacionit nga EVN Maqedoni.
Nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Studeniçan, në rrethinën e Burdem Plastik dhe përballë pompës së benizinës në hyrje të fshatit, ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 15:00 një pjesë e banorëve në fshatin Kuçkovë në komunën e Gjorçe Petrovit.
Një pjesë e rrugës Skupi në Zlokuqan dhe një pjesë e rrugicave 12, 14, 20 dhe 22 në komunën e Karposhit do të jenë pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 11:30 ndërsa në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Mile Pop Jordanov” ndërtesa nr.72. Në komunën e Karposhit më saktësisht një pjesë e rrugës Bukuresht do të jetë pa energji elektrike nga ora 09:30 deri në orën 12:00.
Në periudhën nga ora 09:30 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në vendin e quajtur Barutnica dhe pas Kishës.