Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit


Pa energji elektrike nesër nga ora 07:30 deri në ora 09:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Luboten dhe Lubanci, në komunën Butel dhe fshati Rashtak, në komunën e Gazi Babës. Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektrorrjetin distributiv.

Pa rrymë prej orës 08:30 deri në ora 11:00, do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “12” në fshatin Sonje e Poshtme, në komunën Sopishtë. Prej orës 08:30 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga ndërtesa “Pallati Maqedoni” në rrugën “Makedonija”, në komunën Qendër. Pa rrymë prej orës 08:30 deri në ora 14:00, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Bërnjarci, ndërsa prej orës 08:30 deri në 14:30, shfrytëzuesit e lagjes Stajkovci, në komunën e Gazi Babës./Pacensure

Baby Boo