Neser pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit


Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distributiv nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Shuto Orizarë, Sopishte dhe Karposh, kumtojnë ngs QRMK-Shkup.

Në periudhën prej orës 08:15 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. 1 në Komunën Gazi Babë, në pjesën e shkollës deri te rrethrrotullimi.

Në periudhën prej orës 12:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Shtrosmaerova” në komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Relo Shestokrilo”, si dhe nga rruga “Bregallniçka” në komunën Shuto Orizare.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin të gjitha subjektet ekonomike dhe joekonomike nga fshati Dërzhilovë, fshati Patishka Reka, si dhe repetitorët e Karst Jabollc dhe PCC Hidro në komunën Sopishte.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Ograzhden” ndërtesa me nr. 97, “Nikolla Rusinski” ndërtesa nr. 4 “Karposho Vostanie” ndërtesa nr. 8, barakat e komunës së mëparshme të Karposhit, si dhe kopshti Orce Nikollov, komuna e Karposhit.

Baby Boo