Nesër pa drita do të mbeten disa pjesë të Shkupit


a energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Leningradsko” si dhe rruga “Josif Josifov Sveshtarot”, në komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 15:30 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Franklin Ruzvelt” nr. 51 si dhe bulevardi “Partizanski odredi” nr. 48 në komunën Karposh.

Pa tension të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Luka Gerov”, nën rruga 15 dhe nën rruga 17, në komunën Gjorçe Petrov.

Nga ora 09:00 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e zonës industriale Qojlija – firmat Kondor dhe Betashped, në komunën Petrovec.

Pa energji elektrike nga ora 07:25 deri në orën 12:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugëve “Jani Lukrovski”, “Tashko Karaxha”, “Lazar Pop Trajkov”, “Trifun Haxhijanev” dhe “Hristo Botev” në komunën e Gazi Babës.

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e Bel Kamen Kuçevishka bara si dhe Dërvo metal, në komunën Çuçer Sandevo.

Pa energji elektrike nga ora 08:40 deri në orën 13:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit e hyrjes në lagjen Radishani, fillimi i rrugës “Skoevska”, te Trekëndëshi në rrugën “Skoevska”, rruga 1558 si dhe rruga “Gjore Gjorevski” në komunën Butel.

Nga ora 10:30 deri në orën 15:30 pa tension të energjisë elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Dolno Sonje, në komunën Sopishte./Pacensure

Baby Boo