Nesër nis procesi mësimor në Kosovë, ja si do të duken shkollat nga brenda


Nga nesër do të nis procesi mësimor, në bazë të rregullave të reja të vendosura nga institucionet shtetërore për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është bërë e ditur përmes fotografive se si do të duken bankat shkollore, prej nesër e deri në përmirësimin kësaj gjendje, transmeton Indeksonline.

Nga kjo ministri është bërë sërish thirrje që të respektohen rregullat: Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena.
“Kështu duket nga brenda një shkollë e përgatitur që të presë nxënësit nesër, më 14 shtator 2020.Respektoni rregullat: Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën!”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se duhet një përkujdesje e lartë duke filluar nga nxënësit, prindërit e arsimtarët. Në mënyrë që ky proces të ecën mbarë dhe të mos-ketë rrezik të virusit.

Baby Boo