NESËR NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR EMRIN MES MAQEDONISË DHE GREQISË


Nesër në anën greke të Prespës do të nënshkruhet Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Marrëveshjen do ta nënshkruajën ministrant për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias.
Fjalime zyrtare do të mbajnë dy kryeministrat, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.
Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe jozyrtarisht do të jetë drekë mes funksionarëve pjesëmarrës në ceremoni.
Prej nesër do të ndalohet qasja e automjeteve civile drejt Prespës, ku përveç përfaqësuesve zyrtarë do të marrin pjesë edhe gazetarët. Në Greqi janë paralajmëruar protesta edhe në vendin ku pritet të nënshkruhet marrëveshja në Prespë.

Baby Boo