Nesër kongresi i LSDM-së, ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë Shekerinskën (VIDEO)


Një ditë para kongresit partiak, askush në LSDM nuk e di se kush do ta zë vendin e nënkryetares së deritanishme, Radmilla Sheqerinskës, njërës nga figurat që nga përbërja aktuale ka karierë më të gjatë në drejtimin e partisë. Përgjigje për këtë nuk ka as kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev, as vetë Sheqerinska dhe as kandidati i shumëpërfolur në opinion si zëvendësues I Sheqerinskës, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Nuk kam folur për atë temë me kryetarin Zaev, unë besoj se do ta bëjw ekipin më të mirë, njësoj sikurse deri më tani dhe do të vazhdojë të punojë me sukses në sferën e implementimit të të gjitha politikave të suksesshme njësoj sikurse deri më tani”.
Lideri i partisë, tha se asgjë nuk dihet deri nesër në kongresin partiak, ku tha se do të futen me politika të reja.

Zoran Zaev, kryeministër
“Ne e fillojmë ditën e nesërme me bordin ekzekutiv dhe qendror ku do të formulohen propozimet. Me siguri asgjë nuk do të dihet deri në mëngjes nesër rreth orë 10-11 kur do të fillojnë mbledhjet e para. Kështuqë nuk do të mundesha të them asgjë sepse nuk kemi propozim të formuluar. LSDM nesër zgjedh zëvendëskryetar të partisë, anëtarë të bordit qendrorë të LSDM-së, anëtarë të bordit mbikëqyrës, pas asaj vijojnë mbledhjet ku zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari I përgjithshëm dhe të tjerë”.
Vetë nënkryetarja në largim, Radmilla Sheqerinska ka konfirmuar vetëm se nuk do të mbajë më asnjë post tjetër, por se do të vazhdojë të jetë në parti dhe të kontribojë për të.

Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes
“Vlerësoj se nuk duhet të jem pjesë e strukturës udhëheqëse të LSDM-së në periudhën në vazhdim dhe ajo ka të bëjë me të gjitha funksionet, kështuqë mendoj se do të ishte vërtetë joserioze nga një vend të transferohem në vendin tjetër dhe gjithçka tjetër, tre vite e dëgjoj dhe asessi të ndodh. 06:15 Kam parë shumë njerëz që besojnë në disa vlera dhe i përkasin një partie politike vetëm si funksionerë, unë nuk jam një prej tyre”.

LSDM nesër mban Kongresin partiak, pas Kuvendit të fundit në të cilin u rizgjodh kryetari aktual, Zoran Zaev. Për shkak të masave kundër pandemisë, ky kongres do të mbahet onllajn, ndërsa në të duhet të zgjidhen drejtuesit e të gjitha pozicioneve në hierarkinë e partisë.

Baby Boo