Nesër fillon spërkatja kundër mushkonjave në Shkup


Prej nesër e deri të shtunën, në periudhën ndërmjet orës 23 dhe orës 4 të mëngjesit, në Shkup do të zbatohet faza e parë e spërkatjes kundër mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin e paraparë, procesi do të realizohet kur do të jenë kushtet e favorshme.

Qyteti i Shkupit apelon që bletërritësit t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Baby Boo