Nesër do të protestojnë shoferët e autobusëve privat para Ndërmarrjes “Shkupi”


Me përgjegjësi pohoj se “Slloboda prevoz” që nga vendosja e sistemit dhe kurrë më parë nuk ka qenë ajo që ka shitur bileta për transport, raporton MIA. Për blerjen, shitjen dhe grumbullimin e biletave është ekskluzivisht përgjegjëse Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP). Asnjë transportues privat nuk shet bileta në autobusët e tyre, theksoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, duke përgënjeshtruar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Paraprakisht Arsovska theksoi se nga viti 2017, transportuesit privatë kanë ngarkuar biletat dhe nuk i raportojnë paratë, por nga NQP-ja kanë faturuar 400 mijë euro çdo muaj dhe siç tha ajo, ajo skemë ka zgjatur ndoshta pesë vjet. Ai theksoi se nuk kanë asnjë kontakt me pagesën e biletave dhe se i gjithë rrjeti i shitjes bëhet përmes pikave të përcaktuara nga NQP-ja.

“Transportuesit privatë nuk paguajnë. Aq më pak, “Slloboda prevoz” nuk ka pasur asnjëherë rrjet, as ka pasur ndërmend të zhvillojë rrjet, as ka marrë hua bileta nga NQP-ja, të cilat i ka shitur si “Slloboda prevoz”, që paratë të arrijnë deri te firmat si “Slloboda prevoz” ose Makespres. Ne jemi si organizatorë të transportit dhe nuk kemi asnjë pikë kontakti me këtë”, tha drejtori i “Slloboda transport”.

Ai shpjegoi se obligimi i tyre me kontratat është që të përgatisin një faturë sipas kilometrave të kaluara dhe se kjo vazhdimisht kontrollohet përmes qendrës së monitorimit të Qytetit të Shkupit dhe monitorohet përmes OKC-Qendrës së NQP-së.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat. Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45. NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.

Baby Boo