Nesër bllokohet qendra e Shkupit, do të bëhet provë e përgjithshme për ngjarjen “30 vjet pavarësi”


Me rastin e Ditës së Pavarësisë në zonën qendrore të qytetit në Shkup më 8 shtator, do të mbahet festimi qendror “30 vjet pavarësi”.
Për shkak të provës së përgjithshme për këtë ngjarje, nesër (e diel, 5 shtator), nga ora 07.30 deri në 12.30 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20.00, do të mbyllen për trafik: Bulevardi Koço Racin deri në kryqëzimin me Bulevardin Kuzman Josifovski Pitu në rrugën Kiril i Metodij. Rruga ’11 Oktomvri’ deri në rrugën Krushevska Republika dhe në rrugën Dimitrie Cupovski.

“Policia rrugore do të marrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni në këto rrugë, gjatë së cilës trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth. Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuar nga policët në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, në mënyrë që të sigurohet siguria e të gjithë pjesëmarrësve”, thonë nga MPB.

Baby Boo