Nëse zbulohet vaksina anti-Covid, ja kur mund të arrijë në Kosovë


Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sot ka pranuar një donacion të oksigjeno-koncentratorëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për zvogëlimin e nevojës së prezencës së bombolave të oksigjenit nëpër dhomat e pacientëve. Zyrtarë të OBSH-ja shprehen optimistë se deri në qershor të vitit të ardhshëm do të vijnë në Kosovë vaksinat e para antiCOVID-19.

Ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj theksoi se puna që po bëhet këto ditë për koordinim më të mirë me donatorë po shpërblehet me ardhjen e donacioneve nga gjithë bota. Ai tha se donacionet po ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe lu*ftën kundër pandemisë me koronavirus.

“Sot po e pranojmë donacionin e radhës një donacion i cili edhe për nga forma cilësia dhe sasia ndihmon shumë në betejën tonë si dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në lu*ftën kundër pandemisë COVID-19. Ne jemi falënderues. Jemi duke përgatitur edhe formate reja të kërkesave të cilat do t’i shpalosim të premten para partnerëve dhe donatorëve tanë ndërkombëtarë që ta fuqizojmë dhe zgjerojmë lu*ftën dhe kapacitet tona në përballimin e pandemisë COVID-19″ tha Zemaj.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK Valbon Krasniqi ka thënë se kjo ndihmë është prej 211 koncentratorëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ku siguroi se SSHKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë pacientët.

“Ky bashkëpunim po konkretizohet me ndihma konkrete çfarë është pranimi i 211 koncentratorëve të oksigjenit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më herët kemi pranuar edhe 27 koncentratorë të tillë po nga OBSH-ja ndërkohë që gjatë kësaj kohe të pandemisë kemi pasur edhe donacione të tjera veçmas pajisje për mbrojtje të personalit shëndetësor për çka jemi falënderues. Me këtë rast dua të siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë pacientët që do të kenë nevojë. Ndërkohë sigurojë të gjithë donatorët se çdo pajisje që vjen donacion në Kosovë nga të gjithë donatorët do të shfrytëzohet në mënyrë të rregullt” tha Krasniqi.

Ndërsa përfaqësuesit e OBSH-së thanë se është lajm i mirë sot shpërndarja e këtij donacioni ndërsa kanë bërë thirrje që të respektohen masat në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sergy Koryak nga kjo organizatë tha se është shumë e rëndësishme të respektohen udhëzimet dhe kufizimet e Ministrisë së Shëndetësisë pasi kjo pandemi është shumë serioze dhe shkalla e vde*kshmërisë është mjaft e lartë. Ai ndërkaq ka bërë të ditur se edhe kur do të vijnë vaksinat e para në Kosovë. Koryak: Jam optimist se në qershor 2021 vijnë vaksinat e para në Kosovë.

“Përveç masave parandaluese nuk ka asnjë trajtim akoma nuk ka vaksinë prandaj duhet të mbështetemi vetëm në masat parandaluese unë që urrej ta përsëris veten por ne duhet t’i bartim maskat të respektojmë higjienën distancën, ky është mjeti i vetëm që kemi në këtë moment dhe duhet të veprojmë së bashku për të fituar këtë betejë kundër virusit. Fatkeqësisht situata është e vështirë dhe nuk është e përkohshme për fat të keq kjo situatë do të zgjasë për një periudhë mjaft të gjatë kohore. Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm kështu që deri atëherë ne duhet të mbrohemi” tha Koryak.

Ulrika Richardson zyrtare nga UN-ja theksoi se është një kontribut i madh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për sa i përket oksigjeno-koncentratorëve të cilët janë shumë të nevojshëm, pasi do të shërbejnë për forcuar kapacitetet e spitaleve në të gjithë Kosovën sa i përket trajtimit të pacientëve me COVID-19.

Richardson: Mënyra më efektive për të luftuar virusin është bartja e maskës
“Është një shtesë shumë e mirë e kapaciteteve të spitaleve por dua të theksoj edhe një gjë, që edhe pse kjo ndihmë do të forcojë kapacitetet e spitaleve dhe profesionistëve mjekësorë për të trajtuar pacientët me COVID, absolutisht që mënyra më efektive për të lu*ftuar virusin është në bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe larjen e duarve. Kjo është ajo që të gjithë mund ta bëjnë dhe duhet ta bëjnë” tha Richardson.

Infektologu Krasniqi ka treguar për mënyrën e funksionimit të këtyre koncetratorëve të cilët punojnë me rrymë dhe kanë kapacitet prej 5-10 litra oksigjen në minutë. Ai po ashtu tha se nga dje SSHKUK ka filluar shpërndarjen tyre, nga 30 koncentratorë në pesë spitalet e përgjithshme, në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ndërsa 20 në spitalin e Vushtrrisë dhe 10 në Mitrovicë. Ndërkaq 30 janë duke u mbajtur për t’u shpërndarë aty ku paraqitet nevoja.

Baby Boo