Nëse vazhdojnë turmat gjatë vaksinimit, do të angazhohet Armata!


Janë vërejtur turma të mëdha të qytetarëve që presin radhë për t’u vaksinuar pa termin.
Megjithatë, nuk parashihen mekanizma shtesë për të mbajtur rendin.

Siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të shihet se si do të kalojë dita e sotme dhe më pas do të vendoset nëse do të angazhohet armata.
“Ne ende kemi mundësi dhe ende i shfrytëzojmë resurset edhe të Armatës, kështu që kemi mekanizma me të cilat mund të bëjmë një rend të tillë”, tha Filipçe.

Ka shtuar, se vaksinimi në terren është duke u realizuar në të gjitha vendbanimet dhe nga ekipet e shtëpive të shëndetit në kuadër të së cilave gravitojnë.

Baby Boo