“Nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën”, letra që ia kishte shkruar Kurtit e aderuara në LVV


Shenaj Shala, e cila të dielën aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ishte ndjerë e mashtruar në manifestimin protestues të LVV-së dhe partive tjera të vogla opozitare më 28 nëntor të vitit 2015, që mbahej për ta kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Shalën e kishte zhgënjyer rëndësia që Albin Kurti atë ditë në fjalimin para protestuesve ia dha bashkimit klasik kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

Pak ditë pas protestës, ajo kishte shkruar një letër për Kurtin, ku ia shprehte gjithë mllefin e akumuluar të asaj dite. Duke besuar se një bashkim i tillë kombëtar ishte i keq për etnitë pakicë në Kosovë, Shenaj Shala, që ndjehet gjysmë shqiptare e gjysmë turke, konstatonte se Kurti do ta falte tërë Kosovën nëse do të vinte në pushtet.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1059005857932631

Baby Boo