Nëse ka inspektor që shpërndan informacione për vrasjet, Spasovski thotë se do të mbajë përgjegjësi


Hetimet zhvillohen në Prokurori e jo në media, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për rastin e Vanja Gjorçevskës gjatë vizitës së tij në MPB të Kumanovës.

Në pyetjet e gazetarëve për më shumë detaje rreth veturës së të vrarëve Zhezhovski, se kur është marrë, deri kur është përdorur dhe ku ka qenë ndërkohë. Spasovski ka treguar se me ngritjen e kallëzimit penal aty shqyrtohen detajet, bazuar në të dhënat e mbledhura.

Ai shtoi se nuk mund të ndajë më shumë informacion sepse nuk është mirë për hetimin.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë kësaj periudhe janë dëgjuar spekulime për politikën dhe gjithçka që del nga ky aspekt.

Në pyetjen e një gazetari nëse është e vërtetë që injë nspektor ka dhënë informacione për hetimin, të njohurve dhe miqve të tij nëpër Shkup, Spasovski ka theksuar se nëse është e vërtetë, ai do të mbajë përgjegjësi.

– Kur në një hetim nxjerrim të gjitha spekulimet në publik, mund të ndikohet vetë hetimi. Kjo nuk është mirë. Për çdo aktivitet që është i kundërligjshëm, pavarësisht nëse është inspektor apo dikush tjetër, ai do të mbajë përgjegjësi nëse ka një gjë të tillë, tha Spasovski.

Vanja Gorçevska u rrëmbye dhe u vra më 27 nëntor dhe babai i saj është në mesin e pesë të dyshuarve.

Baby Boo