Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë


Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të prokurorit të shtetit, kërkon bashkëpunimin me qytetarët për arrestimin e katër personave në kërkim.

Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë me datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.
Gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës.
Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në Nënstacionin/ Stacionin Policor më të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
–192, +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu, 044/704 511, E-mail adresa: [email protected]

Baby Boo