Nervozohet Haradinaj, e quan hajn të pulave dhe pishpirik prokurorin Blakaj


Më i emocionuar se zakonisht, është shfaqur kryeministri Ramush Haradinaj, kur ka folur për numrin e kontestuar të veteranëve, sidomos për Zonën e Dukagjinit ku ka komanduar.

Në një intervistë në Interaktiv, kryeministri Haradinaj e ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj.

E ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

Ai nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.

Ndërkohë, sa i përket idesë së Presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën, ai ka thënë se kjo është e pamundur të ndodhë.

Sipas shefit të Qeverisë, kushdo që në emër të Kosovës flet për territorin e saj në Bruksel, bën tradhti kombëtare, e ndryshimi i kufijve do të thotë luftë e re.

Baby Boo