Neritan Ceka infektohet me COVID-19 por nuk pranon të shtrohet në spital, merr trajtim me oksigjen në shtëpi


Ish-deputeti Neritan Ceka është infektuar me koronavirus.

Lajmin e konfirmon “TvT”, ndërsa bëhet e ditur se Ceka po mjekohet në shtëpi pasi nuk ka pranuar të shtrohet në një nga spitalet COVID.

Ai po merr edhe trajtim me oksigjen në shtëpi për të lehtësuar problemet që ka me frymëmarrjen.

Ndërkohë nuk bëhen të ditura detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që ish-deputeti i shtohet listës së personazheve politikë që janë infektuar me koronavirus.

Baby Boo