“Nepshava”: Gruevski është arratisur me pasaportë bullgare


Krahas interesit në vend, arratisja e Nikolla Gruevskit ka ngjallur debat edhe në Hungari, respektivisht në Budapest ku edhe po qëndron. Në një shkrim të gazetës hungareze “Nepshava”, shtrohen dyshimet se qeveria hungareze ka marrë pjesë në organizimin dhe realizimin e ikjes së Gruevskit nga Shkupi në Budapest. Informacioni më serioz që është raportuar së fundmi lidhet me tezën se arratisja e Gruevskit është realizuar me ndihmën e një pasaporte bullgare që ai e ka poseduar, raporton TV Telma.

“Koordinohuni me autoritet bullgare”, ka qenë përgjigjja e një anëtari të qeverisë hungareze drejtuar gazetës “Nepshava”.

Baby Boo