Nëpërmjet pagesës elektronike do të lirohet çmimi në pikëpagesën Shkup-Gjevgjeli


Ndër risitë që po prezantohet në rrugë e Maqedonisë është edhe pagesa elektronike në pikëpagesa. Kjo risi jo vetëm që do ta përshpejtojë qarkullimin e automjeteve, por gjithashtu do t’u sjellin zbritje përdoruesve. Fillimi i pagesës do të fillojë ditën e mërkurë.

Me pagesën elektronik në pikëpagesë qytetarët do të kishin zbritje nga dy deri shtatë përqind te pikëpagesat e Korridorit 10, përkatësisht nga Tabanoci deri në Gjevgjeli.

Nëse qytetarët duan të paguajnë me sistemin e ri do të duhet që në pikëpagesë të blejnë kartelë elektronik që kushton 100 denarë. Opsioni i dytë është 1.200 denarë shënon në mënyrë automatike automjetin.

Të dy pajisjet do të duhet të mbushën, ku vozitësit do të kenë lirim prej 2 për qind nëse shuma është nga 301 deri 10.000 denarë, 3 përqind nëse shuma është nga 10.001 deri 50.000 denarë, për për qind për shumën 50.001 denarë deri 300.000 denarë dhe shtatë për qind ulje të çmimit nëse mbushet me mbi 300.001 denarë.

Nga pagesa elektronike më shumë do t’u konvenojë kompanive të bartjes së mallrave dhe udhëtarëve të cilët secilën ditë me autobusë dhe kamionë disa herë i kalojnë pikëpagesat.

Deri në maj të vitit të ardhshëm të gjithë pikëpagesat në vend do të digjitalizohen. Theks të veçantë i këtyre risive është vendosur te pagesa elektronike, megjithatë pagesa në dorë nuk do të hiqet.

Baby Boo