Nëpër kontejnerët e Shkupit hedhje e paligjshme e mbetjeve mjekësore


Gjatë natës që kaloi dhe ditës së sotme, ekipet e NP ,,Higjiena Komunale”-Shkup regjistruan dy raste të hedhjes së paligjshme të mbetjeve mjekësore në kontejnerët e vendosur në bulevardin Maqedonia (bulevardi i mëparshëm Jugor).
Eko – patrulla, në koordinim me kujdestarët komunal të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror sanitar i larguan enët, të cilat u pastruan tërësisht dhe u dezinfektuan.
NP ,,Higjiena komunale” – Shkup apelon deri te subjektet juridike të cilat në kuadër të veprimtarisë së tyre krijojnë mbetje mjekësore, të njëjtën mos ta hedhin në enët e vendosura në sipërfaqet publike sepse në këtë mënyrë e rrezikojnë shëndetin e të punësuarëve në Ndërmarrje dhe kontaminojnë mjedisin e përafërt. (koha.mk)

Baby Boo