Nëntë raste të reja dhe dy viktima nga Kovid-19 në Dibër


Po keqësohet gjendja epidemiologjike në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ndërsa e gjithë kjo për shkak të mosrespektimit masiv të rekomandimeve për mbrojtje, deklaroi për MIA-n, epidemiologu Mentor Mela. Duke komentuar të dhënat e sotme për nëntë të infektuar dhe dy të vdekur në këtë territor, Mela ka shtuar se numri është me të vërtetë i madh.

“Në 24 orët e fundit ka pasur nëntë të infektuar të rinj dhe dy të vdekur të moshës 43 dhe 86 vjeç që për zonën tonë me të vërtetë është numër i lartë. Viktimat janë nga komuna Qendër Zhupë. Numri total i viktimave është rritur në 10, prej tyre katër në fazën e parë dhe gjashtë në të dytën”, ka thënë Mela i cili është udhëheqës i Njësisë së punës në Qendrën për shëndet publik i cili me aktivitetin e tij mbulon dy komunat.

Ka shtuar se nëntë raste e reja janë nga 20 testet e bëra, derisa te 11 persona, rezultati është negativ. Edhe më tej, të infektuarit janë të popullatës më të re, apo të moshës prej 20 deri 50 vjeç, por më shumë prej 20-35 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 252, ndërsa për momentin aktiv në sëmundjen janë 85 ku mbi dhjetë janë hospitalizuar në institucione shëndetësore në Shkup.

Baby Boo