Nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrejn


Presidenti Donald Trump udhëhoqi ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit.

Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump priti më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.
Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës.

Presidenti Trump nënshkroi si dëshmitar.
Marrëveshjet nuk u japin fund luf*tërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet.

Baby Boo