Nënoficeri i kundërpërgjigjet Raçajt! Ju na u drejtuat me fjalë kërcënuese…


Vazhdojnë reagimet e shumta nga oficer, nënoficer, rreshter e ushtarë profesionist të Armatës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Pa Censure.

Reagimet e shumta publike dje dhe sot, tregojnë për realitetin që vite të tëra po vuajnë shqiptarët brenda Armatës!

Para pak çastesh ka reaguar nënoficeri Rexhep Ismaili, ku ka kundërshtuar deklaratën e djeshme të gjeneralit Muhamet Racaj, i cili tha se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet.

Lexo:Racaj: Maqedonasit nuk pranojnë shqiptarët në njësitin special ‘Ujqit’, nevojitet ndërhyrje politike

Por gjeneralit i ka kundërshtuar nënoficeri Ismaili. Lexoni më poshtë komentin e tij:

O ministra dhe gjenerala aktiv apo te pensionum ne vitin 2007 ishin disa shqiptar qe kaluan kursin selektiv prej 24 ditesh edhe pse e kaluan kursin selektiv ato nuk i pranuan ne at njesi veq pse jan shqiptar dhe nje gjeneral shqiptar qe sot po tregon se pse shqiptart nuk jan te njesiti Ujqit ju drejtua shokve dhe kolegve te mij me fjal kercenuese se do shifmi kush jam une dhe ne fund ju drejtua se duhet te testohen edhe nje her me testin psikologjik edhe pse ato persona qe punojn ne njesitin Ujqit 50% apo ma teper jan pa kurs selektiv dhe ne shqiptart po ju drejtohemi haptazi gjeneralit ne penzion Muhamed Races dhe zv.ministrit Bekim Maksuti qe mjaft me mashtrime dhe kercenime se dot na qojn me prekomanda ne nuk do te nalemi se foluri dhe te jemi te shurdhuar kur asht ne pytje interesi i ushtarve,nenoficerve apo oficerve shqiptar dhe me avancimet tona se kemi njohuri se ne kurset interne qe jan mbajtur ne perqindjen e shqiptarve jan pranuar oficer maqedon si p.sh vajza e nje epror i nalt ushtarak me emrin Vasko Lapevski a neve me magjistratura dhe fakultete adekuate na jan refuzuar dokumentet per arsye se ne kemi kaluar vitet po i parashtroj pytje zv.ministrit Bekim Maksutit a thua ne erdhem prej jashtit dhe u banem nenoficera ne asnjiher nuk kemi punuar ne Armaten e Maqedonis turp te keni si ju si zv.minister si ju gjeneral ne penzion.
Ju zv.minister a keni njohuri se sa shqiptar jan avansuar ne diten 18 gusht dhe sa shqiptar kan shkollime te larta deri kur ne duhet te jemi marionetat e juve turp te keni ne cdo aspekt se nuk keni mar asnje avansim te neve ushtarve,nenoficerve apo oficeve shqiptar dhe gjenerali shqiptar i penzionuar i humbi privilegjet qe i kish nuk ka ma shofer dhe vetur te tipit Peugeot 508 ta mer çdo mengjes prej shpije dhe tja qel deren nuk ka ma tel.mobil pa limit nuk ka rroge 1500 € nuk ka para per reprezentacion edhe nuk mundet me te qon ushtar per Avganistan nuk mund te kercenohet ushtarve se do ti qon apo ti bjen jasht qytetin ku banon dhe nuk ka ma kercenime femrave shqiptare ose ose edhe tash ju ka kujtu me dhan deklarata se ne njesitet specijale nuk ka perqindje te shqiptarve o zotri gjeneral kaloj koha e juaj tash asht mo von.
Me falni per tekstin po jam nje nenoficer si nenoficerat tjer po ndoshta me ma shum mlef ndaj njezve injorat siq jan gjenerali ne penzion dhe zv.ministri
Me respekt Rexhep Ismaili
Edhe pse jam i vetdishem se dot kem probleme ne te ardhmen time ne karieren time po mjaft ishe…

Baby Boo