Nënë e bir hidhen nga kati i tretë për të shpëtuar nga zjarri, vdiq 62-vjeçarja


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament në katin e tretë të pallatit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë nënë e bir janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit. Si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë në spital nëna H.O 62-vjeç, pasi ka marrë plagë të rënda nga rënia prej lartësisë. Ndërsa, djali i saj K. O 36-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të ditur se banesa është përfshirë nga flakët sot rreth orës 05:55 . Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Baby Boo