Nënat me linjat perfekte të showbizit shqiptar! Kanë lindur nga katër fëmijë por janë në superformë!


Kanë sjell në jetë nga katër fëmijë por vazhdojnë të qëndrojnë në superformë.

U bënë nëna që në moshë shumë të re dhe kanë provuar ndjesinë e të bërit nënë katër here dhe përkundër angazhimeve të shumta që kërkon rritja e tyre ato shfaqen të freskëta e të kuruara në çdo paraqitje të tyre.

Arjana Fejzullahu

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu është kthyer në një influencer shumë të ndjekur mode.
Mami Ariana ka katër fëmijë Arti, Buna, Era dhe Ana, por çifti ka shprehur dëshirën për të patur edhe fëmijë të tjerë.

Zana Krasniqi

Ish-miss Universe Kosova e cila para pak ditësh mbushi 33 vjeç është nënë e katër fëmijëve.

Bukuroshja e pasarelave që la karrierën e modelingut për t’ju përkushtuar familjes tashmë e ka fokusuar jetën e saj në të qenit një influencere e mirë e jetës së shëndetshme.

Instagrami i Krasniqit gjithmonë e më rrallë po i ngjan asaj të një modeleje, pasi më shumë se sharmi dhe hijeshia e pashoqe e Zanës në llogarinë e saj virtuale mami i 4 fëmijëve ka dashur të jetë një model i mirë i të jetuarit shëndetshëm.

Adriana Matoshi

Aktroja dhe politikania nga Kosova është përfolur më shumë se kurrë së fundmi për shkak të lidhjes së dashurisë me partnerin e saj disa vite më i ri se Adriana.
Ndërsa për talentin dhe karrierën brilante të Matoshit në aktrim kemi folur shumë herë, kësaj here duam ta përgërzojmë për format perfekte fizike që ka arritur të mbajë.

Adriana është 40 vjeç dhe ka 4 fëmijë, ku më i madhi është tek të 20-tat. Kaona, Bojken, Odej dhe Pinea janë emrat e veçantë me të cilët Matoshi dhe ish-bashkëshorti kanë pagezuar fëmijët e tyre.

Baby Boo