Nëna, shëndeti juaj mendor mbetet prioritet edhe gjatë shtatzënisë suaj


Çrregullimet e humorit gjatë shtatzënisë shoqërohen me rezultate negative gjatë shtatzënisë, si lindja e parakohshme dhe pesha e ulët gjatë lindjes.

Mes tjerash, studimi nga Universiteti i Miçiganit ka zbuluar se crregullimet e humorit ndërlidhet edhe me lindjen cezariane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vërejtur një rritje të dukshme të numrit të prerjeve cezariane në Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1990 shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë klikoni në këtë LINK

“Këto nivele duket se janë stabilizuar gjatë viteve të fundit, megjithatë, shkalla e përgjithshme e prerjeve cezariane është ende afërsisht 31%”, ka thënë Dr. Vernon.

Ai shtoi se rreth 85% e atyre që kanë pasur një prerje cezariane të mëparshme do të kenë përsëri.

Çdo seksion C shtesë rrit rrezikun e komplikimeve me shtatzënitë dhe lindjet e ardhshme. Seksionet cezariane janë operacione të mëdha abdominale dhe si të tilla kanë rreziqe për komplikime.

Andaj, Dr.Vernon ndan shqetësimin e saj me të gjitha nënat e ardhshme, pasi ajo jo vetëm si profesioniste e fushës, por edhe si një nënë e cila ka pasur vështirësi me shëndetin e saj mendor, sugjeron që të jetë prioritet kjo pikë e cështjes.

Shëndeti juaj është mbi të gjitha, për këtë arsyje cdo shqetësim tuajin kërkoni ndihmën nga profesionistët shëndetësorë. /Gazeta Shneta/

Baby Boo