Nëna e Vanjës: Nuk mund ta kuptoj pse vajza ime e bukur është në varr


Nëna e Vanja Gjorçevskës, e vrarë në atarin e fshatit Brazda. Zorica pas vrasjes së vajzës për herë të parë ka dhënë deklaratë për gazetën serbe “Republika”.

“Është e pakuptueshme për mua pse vajza ime e vogël e bukur është në varr. Kam një sëmundje kronike, por po mbahem. Për mua është e rëndësishme vetëm të zbuloj të vërtetën. Vajza tjetër është e sëmurë, të gjithë shpresojmë të jetë mirë. Nuk di asgjë, e gjithë kjo për mua me duket si joreale. Ne ishim të divorcuar prej pesë vitesh dhe nuk e di se çfarë po bënte ai dhe me kë. Ne kishim marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve, nuk ishim të grindur për kujdestarinë, edukimin. Ai mund t’i shihte vajzat kur të donte ose kur të donin fëmijët. Nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ishte lënë i qetë , për të më lënë mua të qetë”, ka thënë për Republikën serbe nëna e Vanja Gjorçevskës, Zorica.

Baby Boo