Nëna e 17 vjeçarit të rivarrosur sot: “Edhe tash i shoh lotët e tij para se me vra serbët”


Nëna e 17-vjeçarit të riva*rrosur sot: Edhe tash i shoh lotët e tij para se me v*ra serbët
Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit, që u vra si 17-vjeçar nga forcat serbe më 1999, thotë se sot ndjeu një gëzim që më në fund ka një v*arr për djalin e saj, i cili u riva*rros në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Ajo ende e vajton takimin e fundit që e pati me të birin, por thotë se tanimë ka ku t’i derdhë lotët dhe se në përvjetore s’do të shkojë te va*rrezat veç për hatër të shoqeve të saj, të cilat po ashtu kanë familjarë të vrarë në lu*ftë.

“Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”.

Baby Boo