Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rend dite të mbledhjes së ministrave të BE-së


Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve të BE-së, sot në Bruksel do të bisedojnë për metodologjinë e re për negociatat anëtarësuese të propozuara nga Komisioni Evropian, por nuk do të miratojnë përfundime derisa nuk publikohen raportet e progresit për Shkupin dhe Tiranën.

Në rend dite të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së sot janë paraparë edhe diskutime për samitin e radhës të liderëve dhe për negociatat për partneritetin e ardhshëm të BE-së me Mbretërinë e Bashkuar.

Baby Boo